Lidhja Demokratike e Kosovës, mbështetur nga NDI, USAID dhe SDC, ka ftuar të gjithë të rinjtë e të rejat nga mosha 18 deri në atë 25 vjeçare, të bëhen pjesë e ligjërimeve politike në shkollën politike “Ibrahim Rugova”.
“Nëpërmjet një kurikule dymujore, të ndarë në 10 ligjërata, këtu, në Selinë Qendrore të LDK-së, ju do të mësoni për të djathtën, për Republikën, Rugovizmin, ekonominë e tregut, shtetin, institucionet shtetërore e ato ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
“Do të mësoni dhe për kampanjën e aktivizimin partiak, sikurse dhe për programin tonë politik ‘Rruga e Re’”, thuhet tutje.
“Nga ligjëruesit tanë më të mirë, ju do të merrni jo vetëm njohuritë thelbësore politike, por nëpërmjet mysafirëve të shumtë të jashtëm pjesë e këtyre ligjëratave, ju do të njiheni dhe me përvojën e tyre të pasur”, ka shkruar LDK.
Të 20 studentët e përzgjedhur në këtë klasë të parë do të nisin ligjërimet që nga muaji nëntor i këtij viti.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...