Lidhja Demokratike e Kosovës po shihet si zgjidhje e ngërçit për të krijuar një Qeveri më gjithëpërfshirëse dhe më stabile edhe nga PAN-i, por edhe nga “Vetëvendosja”. Megjithatë, nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri ka thënë për “Zërin” se PDK-ja dhe partitë bishta të saj e kanë “bllok” nga ta.
Pavarësisht rezultateve jo të mira në zgjedhjet e 11 qershorit Lidhja Demokratike e Kosovës po shihet përsëri si faktor në krijimin e një qeverie me numra të bollshëm.
Megjithatë, partiae Isa Mustafës duket se ka reflektuar nga “ndëshkimi” i votuesve të saj dhe zotohen se nuk do ta përsërisin historinë e vitit 2014 kur kishin dalë nga VLAN-i për t’iu bashkuar PDK-së në qeverisje.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se pavarësisht që nuk janë certifikuar akoma rezultatet dhe bisedimet zyrtare nuk kanë nisur me asnjë parti, aktualisht vetëm PDK-ja dhe partitë bishta siç i quan ai, e kanë “bllok” nga ta, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Sipas Hazirit, aktualisht për vendin është me rëndësi stabiliteti, të cilin ai nuk e përjashton për ta arritur me lëvizjen “Vetëvendosje”, sesa ndarja e posteve. Ndërsa, analistët politikë vlerësojnë se LDK-së do t’i bënte mirë opozita në këtë mandat, ashtu sikur PDK-së.
Sipas tyre, LDK-ja edhe mund të bëhet pjesë e Qeverisë, por kjo nuk do ta bënte ndryshimin.
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid