Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është deklaruar për medie pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.
Ai ka thënë se nuk pranojnë propozimin e Vetëvendosjes për Ministrinë e Punëve të Brendshme, shkruan arbresh.info.
Mustafa ka thënë se këtë proces për ministritë tashmë e kanë përmbyllur.
“Propozimi i fundit nga Kurti dhe VV konsiderojnë se ata po dëshirojnë ta zhbëjnë marrëveshjen që e kemi bërë më parë sepse marrëveshja për ministritë tashmë është mbyllur dhe konsiderojnë se nuk kemi arsye të kthehemi mbrapa dhe të bëjmë pazare. Duhet të vazhdojmë të gjejmë zgjidhje vetëm për president sepse hapat e tjetër i kemi kaluar”, ka thënë ai./arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...