LDK i dërgon selam presidentit Thaçi

11:31 | 1 Mars 2019
M. A.

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti përmes një konference për media i ka numëruar dështimet e qeverisë aktuale duke thënë se qe 11 vjet shtet, Kosova është në pozitën më të keqe dhe po shkatërrohen marrëdhëniet me SHBA-në.

“Në 11 vite shtet asnjëherë s’kemi qenë në pozitë më të dobët në marrëdhënie  ndërkombëtare. Nuk kemi pas një humbje të plotë të besimit të qytetarëve më shumë se tash. Tash kemi ve në pikëpyetje  raportin më SHBA-në. Për herë të parë një Kryeministri i anulohen të gjitha takime”, tha ai.

Hoti përmes kësaj konference ia bëri të qartë presidentit të vendit Hashim Thaçi se nuk do të ketë korrigjim të kufijve por populli do të korrigjoj strukturën e qeverisjes aktuale në vend, shkruan arbresh.info

“Ne anën tjetër kemi Presidentin që lobin për ndryshim të kufijve. Ne anën tjetër Presidenti nuk po e kryen punën e tij pasi ka blloku përzgjedhjen në KQZ. Partitë e tjera mund të kenë benificione por ne kemi veç buxhetin e shtetit” tha Hoti.

“Për bllokimin e KQZ-së do të kemi një seancë të jashtëzakonshme javën tjetër”.

“Ky format i Ekipit Negociator ka kthyer Kosovën në kohen kur s’ka pas shtet”.

Të martën seancë e jashtëzakonshme për shpenzimet e Qeverisë, tha Hoti.

“Në anën tjetër Taksa është kthyer në një plaçkë edhe për shpenzimet e Kryeministrit  të martën do të ketë një seancë të jashtëzakonshme për shpenzimet e buxhetit nga Kryeministri. Pastaj kemi keqpërdorimin më akcizën e duhanit pastaj vjen shkatërrimi i Lumbardhit.

“Për gjitha këto dështime Kryetari i PDK-së duhet të marr përgjegjësi. Ne konsiderojmë se zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme për të dal nga kjo situatë dhe vetëm një Qeveri e zgjedhur nga këto zgjedhje do të jetë e mirë për të shkuar në bisedime pasi ne e dimë se duhet të ketë bisedime dhe të zgjedhim këtë çështje. Frika ekziston të qytetaret pasi s’kan besim në këtë lidership”.

“Për ne platformë për dialog është  kushtetuta e vendit e jo një dokumente tjetër dhe ekip negociator për ne është veç përfaqësuesit e zgjedhur nga populli.

“Po  e ritheksoj edhe një herë se korrigjim të kufijve nuk do të ketë do ketë vetëm korrigjim të këtij lidershipi”./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2199481340139176/

 

Shpërndaje në rrjete sociale