Vazhdojnë bisedimet mes LDK’së dhe VV’së.
Po vazhdojnë takimet në mes të zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Këto dy subjekte deri më tani kanë zhvilluar disa takime me qëllim të përafrimit të qëndrimeve për një koalicion të mundshëm qeverisës.
Gazeta Express merr vesh se së fundi është zhvilluar edhe një takim në mes të zyrtarëve të partive të Isa Mustafës dhe Visar Ymerit.
Temë qendrore e bisedimeve ishin format e mundshme të bashkëpunimit.
“Ka pasë një takim LDK-VV lidhur me format e mundshme të bashkëpunimit të këtyre dy subjekteve”, ka thënë për Express një burim i lartë brenda LDK’së.
Më 8 korrik KQZ’ja certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit. Ndërsa, presidenti ka afat ligjor deri më 8 gusht për ta thirrur seancën konstituive të Kuvendit.
PAN si fitues i zgjedhjeve thotë se ka siguruar votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë Haradinaj.
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...