Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur përfundimisht që mos të ketë kandidat për zgjedhjet lokale në katër komunat veriore.
Këtë e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.
Për Indeksonline, Beqiri ka treguar edhe arsyet e këtij vendimi.
“Nuk do të kemi kandidat për kryetar në komunat e veriut. Ne do t’i kemi përfaqësuesit tonë në komisionet komunale zgjedhore. Poashtu, do i kemi komisionerët e vëzhguesit tonë për të përcjellur procesin. Vlerësimet tona janë të tilla ngase nuk duam që të bëjmë pjesë në një garë vetëm formalisht. LDK është subjekt serioz” ka thënë Ismet Beqiri.
Zgjedhjet për kryetar komunash në Veri do të mbahen me datë 19 maj.
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...