Kryesia e zgjeruar e LDD-së propozon unifikimin e anëtarësisë së LDD-së dhe të LDK-së, si dhe fton anëtarësinë e të dy subjekteve politike që të jenë aktiv në këtë proces të rëndësishëm dhe serioz.
Kështu njoftojnë përmes një komunikate për media, ku thuhet se ky vendim është marë pas mbledhjes që ata patën, gjashtë ditë më parë, ku u debatua gjatë për aktualitetin politik të vendit,
LDD vlerëson se aktualiteti politik në Kosovë është rënduar shumë.
Në këtë komunikatë thuhet se pas vlerësimit të kontakteve që kanë realizuar, grupi punues ka ardhur në përfundim se LDD, vizionin dhe politikat programore të saja, në rrethanat dhe realitetin politik të kohës, mund t’i realizoj me unifikimin e strukturave, anëtarësisë dhe politikave me një subjekt politik me ideologji të përbashkët, të programit të përafërt, është zgjidhje që siguron perspektive zhvillimore duke pasur një bazë fundamenti të përbashkët të anëtarësisë së LDD-së dhe LDK-së.
Lushaku-Sadriu: Albin Kurti deshti me e përmbys rendin kusht...
PDK mbledh urgjentisht degët, thotë se po mobilizohet për mb...
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...