Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, nga Beogradi ku po qëndron për vizitë zyrtare, ka thënë se shteti i tij nuk ka ndryshuar qëndrim karshi pavarësisë së Kosovës.
Ai ka theksuar tutje se për Moskën do të ishte e pranueshme çdo zgjidhje në raport me Kosovësn e e cila do t’u shkonte përshtati serbëve, raporton Kosovo-online, transmeton Klankosova.tv.
“Jemi ndier të provokuar me veprimet e organizuar në veri të Kosovës në fund të shtatorit. Serbia dhe Presidenti Vuçiq treguar përmbajtje dhe dhanë kontribut për zgjidhjen e krizës”, është shprehur Lavrov.
Ai ka përmendur edhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, që sipas tij duhet të implementohet.
“Është koha që të zbatohen marrëveshjet e arritura vite më parë, veçanërisht ajo për Asociacionin, për të cilën ka pasur dakordim më 2013”.
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...