Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se secili shtet është duke u përballur me rritje të infektimeve me COVID, por që intensiteti i sëmundjes, sipas tij, është më i lehtë dhe vdekshmëria më e rrallë.
“Kur i thashë ministrit të Shëndetësisë së Austrisë që ne i kemi 900 raste, ai tha që i kanë 14 mijë raste, kështu që secili shtet është në rritje, fatbardhësisht intensiteti i sëmundjes është më i lehtë dhe vdekshmëritë janë më të ulëta, jo vetëm te ne, por edhe në vende të ndryshme, ndonëse në vende tjera ka më shumë, por prapëseprapë ne duhet të ruhemi, duhet t’i kemi aplikojmë masat që janë në fuqi dhe ata që janë mbi 60 vjeç, ndoshta nuk është mirë të bashkohen në grupe të mëdha nëse nuk ka nevojë”, ka thënë Latifi në një intervistë në Klan Kosovë.
Ministri Latifi, bëri thirrje për vaksinim, derisa tha se shumë shpejt do të imunizohet edhe me dozën e katërt të vaksinës anti-COVID.
“Të gjithë ata që shkojnë në vende ku ka shumë njerëz, le ta kenë kartën e vaksinimit, nëse nuk janë vaksinuar, të vaksinohen, ata që nuk kanë marrë vaksinën e tretë, le ta marrin”, ka shtuar ai.
“Unë nuk e kam marrë ende vaksinën e katërt, por do ta marr shumë shpejt, sepse nuk ka rrugë tjetër tash për tash pos vaksinimit dhe aplikimit të masave që janë në fuqi”, ka theksuar ai.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...