Sonte në Kosovë është paraqitur një rast i ri me coronavirus dhe ai rast vjen nga Komuna e Rahovecit.
Kryetari Smajl Latifi thotë për RTV Dukagjinin se e infektuara është rast kontakti i një paciente të infektuar nga Reparti i Hemodializës.
“Më këtë rast në Rahovec i kemi 14 raste aktive. Ndërsa vetëm sot janë shëruar pesë qytetarë nga komuna jonë. Po shpresojmë se nga ritestimet që do të bëhen do të dalin negative. Jemi duke shkuar edhe në fazën e përmbylljes së pandemisë edhe në Komunën e Rahovecit”.
Latifi thotë se ekipet e QKMF-së në Rahovec dhe ekipi i IKSHPK-së do të vazhdojnë me gjurmimin e kontakteve të rastit të sotëm.
Kryetari i Rahovecit u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që të kenë kujdes pavarësisht relaksimit të masave.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...