Profesori i Filozofisë Politike, Blerim Latifi, ka folur për garën e hapur tashmë për president të ardhshëm të Kosovës.
Gjatë një debati në T7, Latifi ka komentuar shpalljen e kandidaturës së kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për postin e të parit të vendit.
Sipas tij, Haradinaj nuk i ka gjasat e mira për ta pasuar Hashim Thaçin si president.
Madje, ai ka vlerësuar se politikanë të tjerë, nga parti të tjera, kanë mundësi më reale.
Latifi ka thënë se deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është kandidat më i mirë se Haradinaj.
Ai madje ka parashikuar se Hoxhaj ka gjasa më të mëdha se Haradinaj për t’u bërë president i ri i Kosovës.
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...