Largohet pika vrojtuese në urën kryesore të Mitrovicës

19:44 | 14 Shtator 2015
M. A.

Këshilltari kryesor politik i ministres për Dialog Edita Tahiri, Dren Zeka, në një deklaratë njoftoi se sot është hequr pika vrojtuese në urën kryesore të Mitrovicës.

“Marrëveshja për shuarjen e të ashtuquajturës ‘mbrojtja civile’, e arritur më 26 mars 2015, në pikën 13. të saj ka paraparë që tri pikat e vrojtimit nga rruga Mitrovicë për në Jarinjë të largohen dhe pika vëzhguese e vendosur në pjesën veriore në urën kryesore të Mitrovicës t’i dorëzohet Policisë së Kosovës. Më 11 qershor 2015 është bërë heqja e tri pikave të vrojtimit në mes të rrugës Mitrovicë-Jarinjë, përkatësisht në Jarinjë, Leposaviq dhe në dalje të rrugës nga komuna veriore e Mitrovicës. Pas dorëzimit tek Policia e Kosovës më 11 gusht të pikës vrojtuese që gjendet në urën kryesore të Mitrovicës, sot, më 14 shtator 2015, u bë edhe heqja e saj”, i tha Dren Zeka KosovaPress-it.

Shpërndaje në rrjete sociale