Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, një ditë më parë, ka liruar nga detyra Ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendësministrin e FSK-së Agim Çeku dhe Nijazi Kryeziu, të cilët janë në procese gjyqësore.
Këto largime sipas analist politik Haki Abazi janë ekzibicione të liderëve të koalicionit për të mos marrë përgjegjësi.
“Largimet nga qeveria Haradinaj janë ekzibicione të liderëve të koalicionit për të mos marrë përgjegjësinë. Këto largimet e fundit të PDK-së është qërim hesapesh për të shpëtuar Veseli”, tha mes tjerash Abazi.
Emërimi i këtyre personave me aktakuza ka dëmtuar shumë buxhetin e Kosovës thotë Abazi, duke i cilësuar si largime të vonuara.
“Këto largime janë të vonuara, me dëme të jashtëzakonshme në buxhetin dhe kredibilitetin e vendit dhe kanë ardhë si pasojë e rrezikimit të vet Veselit dhe pozitës se tij në parti. Është fatkeqësi çfarë qeverie kemi dhe çfarë menagjimi i dobët e financave publike, mungese totale e drejtimit të vizionit zhvillimore dhe veprime ad-hoc në të gjitha politikat shtetërore e publike. Kjo është pasojë e fragjilitetit dhe mungesës se mbështetjes përmbajtjesore e cila i mungon kësaj qeverie ne parlament. Shkuarja ne zgjedhje dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e demokratike dhe lejimi i veprimit të drejtësisë se pavarur janë parakusht për çdo ndryshim në vend dhe në mentalitetin qeverisës”, deklaroi Abazi në një prononcim për arbresh.info.
Ai e cilëson qeverinë Haradinaj si një klub interesash dhe makinë punësimesh familjare e partiake që është parë që nga paslufta.
“Qeveria Haradinaj është një klub interesash dhe makine për punësimin e te afërmeve, partiakeve dhe rehatimit te njerëzve qe janë te lidhur me pushtetin. Kjo forme e veprimit është parë që nga paslufta kush më pak e kush më shumë por nga përgjimet e PRONTO-s është kuptuar që kemi të bëjmë me një forme sistematike të kapjes se shtetit dhe si rezultat bankrotimit të tij”, vlerëson Abazi./arbresh.info/
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda gjashtëmujorit të parë...
Akuza të ndërsjella mes Rashiqit dhe Listës Serbe lidhur me ...
Mbappe mungoi në stërvitjen e sotme të Realit, megjithatë dy...
Zelensky: Takim i ri tripalësh me SHBA dhe Rusinë
Benita: Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull s...
PSG kompleton transferimin e Dro Fernández