Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) bën publikimin e raportit me titull “Vlerësimi i rreziqeve në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë-Shkurt 2008 – Qershor 2017” raport ky që është në kuadër të progamit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.
Ky raport bën vlerësimin e rrezikut nga ekstremizmi i dhunshëm në Republikën e Kosovës dhe i qaset atij me një model që përshtatet më së miri kontekstit të Kosovës.
QKSS ka krijuar një bazë të të dhënave me incidentet e ndodhura në vend në periudhën shkurt 2008 – qershor 2017.
Raporti bën analizën e incidenteve që kanë ndodhur, ndarjen në bazë të motivit të tyre, rëndësisë dhe pasojave që ato mund të kenë dhe rreziku nga luftëtarët e kthyer në Kosovë nga konflikti i Sirisë dhe Irakut.
Në panel të pranishëm do të jenë Ambasadorja Holandeze Gerrie Willems, Florian Qehaja, Drejtor Ekzekutiv QKSS dhe Skender Perteshi, Hulumtues QKS.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...