Zyra e UN Women në Prishtinë, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot do të lansohet raporti “Konflikti nuk na ka sjellë lule: Nevoja për reparacionet gjithëpërfshirëse për të mbijetuarit e dhunës seksuale që ndërlidhet me konfliktin në Kosovë”.
Në një njoftim për media, thuhet se raporti, autore e të cilit është Siobhan Hobbs, është rezultat i disa muajve të hulumtimit, i cili ka përfshi konsultime me të mbijetuarit e dhunës seksuale që ndërlidhet me konfliktin, me institucionet përkatëse qeveritare dhe organizatat e shoqërisë civile.
Ky raport do të lansohet sot, më 31 gusht, duke filluar nga ora 13:30, ndërsa do të marrin pjesë Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Thomas Gnocchi, Shef i departamentit politik, ekonomik dhe integrimeve evropiane, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Flora Macula, Shefe e zyrës së UN Women në Kosovë dhe Siobhan Hobbs specialiste në drejtësi gjinore, UN Ëomen në Kosovë.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj