Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë sot Programin e ri Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD).
Ngjarja do të mbledhë mysafirë të shquar dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, rrjeteve të organizatave të shoqërisë civile, medias, institucioneve të nivelit qëndror, si dhe përfaqësues nga të gjitha komunat për të lansuar projektin dhe për të diskutuar gjendjen e partneritetit mes qeverive lokale dhe organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe mënyrat për ngritjen e demokracisë pjesëmarrëse lokale dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara nga OSHC-të.
Fjalimet hyrëse do t’i mbajnë Luigi Brusa, Shef i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së/PPBE, Alessandra Roccasalvo, Zëvëndës Përfaqësuese e Përhershme e UNDP dhe Valdete Idrizi, Drejtore Ekzekutive e Platformës CiviKos.
Programi Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) është një iniciativë rajonale tre-vjeçare e financuar nga Bashkimi Evropian dhe i implementuar nga UNDP në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor që përqëndrohet në fuqizimin e partneritit mes qeverive lokale dhe organizatave të shoqërisë civile duke ngritur një model të suksesshëm të financimit të OSHC-ve nga buxhetet komunale në mënyrë transparente dhe të bazuar në projekte.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit