Në funksion të zhvillimeve të proceseve digjitalizuese të sistemit të arsimit parauniversitar, Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit për herë të parë ka lansuar në platformën e-Kosova paraqitjen online të Provimit Shtetëror të Maturës.
Sipas ministrisë, paraqitja online e provimit ka për qëllim të lehtësojë punën e të gjithë akterëve të përshirë në proces, si: nxënësit (maturantët), shkollat, komunat dhe MAShTI, shkruan Arbresh.info.
“Përveç paraqitjes online të Provimit Shtetëror të Maturës, kjo platformë do të mundësojë edhe gjenerimin e të dhënave për orientimin dhe sistemimin e maturantëve në qendrat e testimit, shpalljen e rezultateve dhe përgatitjen e certifikatës së maturës online.”, thuhet në njoftim.
Ministria thekson se procesi i aplikimit do të jetë shumë i lehtë.
“Procesi i aplikimit për maturantët në platformën e e-Kosova do të jetë shumë i lehtë, i shpejt dhe efektiv në procesimin e të dhënave dhe adresimin e informatave.”, thuhet tutje.
“Nxënësi (maturanti) sapo të ketë krijuar llogarinë në adresën https://ekosova.rks-gov.net/ , duhet të orientohet te dritarja duke zgjedhur opsionin Shërbime → Arsimi → Apliko për paraqitje të provimit të maturës dhe të ndjekë hapat sipas përshkrimit të paraqitur në linkun më poshtë.”, bën të ditur MASHTI.
“Për detaje tjera gjeni Udhëzuesin për paraqitjen e provimit shtetëror të maturës në Platformën eKosova: https://rb.gy/ffbjat”, njofton ministria./Arbresh.info/
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë