Kina: S’do të lejomë luftë dhe kaos në pragun e vendit tonë
Lansimi i raketës balistike nga regjimi i Kim Jong-un në territorin e Japonisë, ka rritur ndjeshëm tensionet mes Koresë Veriore, Japonisë, Koresë Jugore, SHBA-ve dhe Kinës.
Në lidhje me situatën e krijuar ka reaguar edhe Kina, e cila kërkon shmangien e një lufte me Korenë Veriore, transmeton portali arbresh.info
“Kina nuk do të lejojë fillimin e një lufte dhe kaosi në pragun e saj”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes në Kinë, Ren Guoqiang, gjatë një konference për shtyp, pasi u pyet mbi tensionet në gadishullin Korean.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Jashtme kineze tha se ‘situata në gadishullin Korean është serioze dhe nuk është një lojë kompjuterike’.
Zëdhënësja Hua Chunying, gjatë një konference për shtyp u pyet edhe për mundësinë e sanksioneve të reja drejt Koresë Veriore.
“Është për keqardhje që disa vende zbatuan sanksione dhe anashkaluan kërkesat e rezolutës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për dialog”, tha ajo.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, përmes një postimi në mediet sociale ka theksuar se ‘nuk ka dialog me Korenë Veriore’, megjithatë ende nuk janë dhënë detaje se cilat janë opsionet e SHBA-ve për stabilizimin e situatës me regjimin e Kim Jong-un./arbresh.info
Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Le...
Gjendja aktuale në Drenas pas vërshimeve, Lladrovci: Situata...
Atletico Madrid – Real Madrid, publikohen formacionet zyrtar...
“Të bashkuar në luftën kundër krimit”, e ngarkuara me punë e...
Trump: Përfshirja e SHBA-së në Venezuelë mund të zgjasë me v...
Osmani pas takimit me Ulutashin: Siguria garantohet me partn...