Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, tha se shteti prej nga ai vjen do që Kosova e Serbia të kenë normalizim të qëndrueshëm e paqësor.
Në konferencën e përbashkët me presidenten Osmani, Sekretari i Jashtëm britanik tha se shpreson që qeveria e ardhshme do t’i adresojë nevojat e të gjithë qytetarëve, duke përfshirë progresin në integrimin e serbëve të Kosovës dhe angazhimin e fuqishëm në dialogun e udhëhequr nga BE-ja.
“Duam normalizim të qëndrueshëm e paqësor për ju këtu në Kosovë, mes Kosovës e Serbisë. Mbretëria e Bashkuar është padyshim kontribuues i madh në KFOR. E kam vizituar KFOR-in herën e fundit kur kam qenë këtu dhe do t’i vizitojë prapë. Është plotësisht qenësore për sigurinë tuaj dhe shpresoj që qeveria e ardhshme do t’i adresojë nevojat e të gjithë qytetarëve, duke përfshirë progresin në integrimin e serbëve të Kosovës dhe angazhimin e fuqishëm në dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Pata kënaqësinë te jem me përfaqësuesin e lartë të BE-së para dy javësh në Londër e të diskutojmë Ballkanin Perëndimor dhe të diskutojmë Kosovën, dhe nismat e saj dhe pres që të punojmë me kolegët evropian në këtë kohë të sfidave e të luajmë rolin tonë të plotë përkrah Bashkimit Evropian për të siguruar që të kemi dialog, por edhe progres që funksionon për njerëzit, për popullin e Kosovës dhe Serbisë”, tha Lammy.
Tutje Sekretari i Jashtëm britanik tha se është e rëndësishme të shohin Kosovën të shënojë progres në udhëtimin e saj euroatlantik.
“Dhe me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar shpresojmë që do të mund të anëtarësoheni në Këshillin e Evropës. Procesi i Berlinit është i rëndësishëm për t’i krijuar lidhjet brenda këtij rajoni dhe pjesës tjetër të Evropës dhe do të bëjnë çka është e mundur për ta mbështetur atë proces në muajt e ardhshëm”, vijoi tutje ai.
Zyrtari i lartë britanik tha se dhe ka punë të tjera që shtetet mund të bëjnë së bashku për ta luftuar krimin e organizuar. “Këto banda rrezikojnë rajonin dhe shoqërinë dhe e lënë shenja si një rajon më i pasigurt, duhet ta luftojmë këtë”, tha ai.
Tha se mirëpret progresin e arritur në procesin zgjedhor të shkurtit derisa tha se shpreson që në Kosovë do të vazhdohet me formimin e qeverisë së re, që sipas tij, është esenciale në këto momente, që britaniku i quajti sfiduese.
“Ky është një rajon që ka pasur rëndësi për britanikët, kishte rëndësi kur ka qenë Tony Blair, ka rëndësi edhe sot.
Tha se Mbretëria e Bashkuar po e udhëheqë Procesin e Berlinit në një kohë të vështirë.
“Nuk jam kthyer vetëm si mik, por plotësisht i bindur se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të luaj një rol esencial si mik e partner kyçi këtij kombi të madh”, tha Lammy.
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania