Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, njëherit kandidate e LDK-së për deputete ka folur për letrën e presidentit turk, Tayip Erdogan, drejtuar Albin Kurtit, ku shpreh gëzimin e tij se Vetëvendosje do ta shqyrtojë vendosjen e ambasadës në Jeruzalem.
Lama me anë të një postimi në Facebook ka thënë se politika e jashtme e Kosovës duhet të bazohet në interesat e saj dhe ruajtjen e raporteve me partnerët strategjik.
Në këtë kontekst, ajo ka thënë se letra nuk është detyrim.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Politika e jashtme e Kosoves duhet te bazohet ne interesat e saj dhe ruajtjen e raporteve me partneret strategjike, ne radhe te pare SHBA-ne.
Letra e presidentit turk ne lidhje me hapjen e ambasades ne Izrael, duhet te merret si qendrim i Turqise ne lidhje me kete ceshtje, por jo si ndonje detyrim, pasi askush nuk ka te drejte te nderhyje ne vendimet tona si shtet sovran.
Turqia ka raporte te mira me Rusine e Putinit, po keshtu edhe me Serbine, gje qe as politikes se jashtme dhe interesave te Kosoves nuk i pershtatet, por pavaresisht, ne kemi raporte te mira dypaleshe me Turqine.
Partneri jone kryesor eshte SHBA dhe ne duhet te koordinohemi me ta, ne raport me Izraelin.
Dhe asnjehere te mos harrojme rolin e hebrenjve ne clirimin e Kosoves.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...