Ka vdekur anëtari i degës së LDK-së në Fushë Kosovë, Agim Berbatovci.
Për vdekjen e tij ka njoftuar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.
“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për shkuarjen në amshim të aktivistit e veprimtarit të devotshëm të degës së LDK-së në Fushë Kosovë, Agim Berbatovci.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Berbatovci, të afërmit, anëtarët e veprimtarët të degës së LDK-së në Fushë Kosovë, si dhe gjithë miqve të të ndjerit.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Agim Berbatovcin!”, ka shkruar Hoti në një postim në “Facebook”./arbresh.info/

Rutte: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet
Albin Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, 17 pika në rend ...
Sot përurohet segmenti Vushtrri-Prishtinë, Kurti dhe Basha m...
Parashikimi i motit për sot
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë