Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Kopernicë të Kamenicës, ku dyshohet se sot në mëngjes aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj një 83 vjeçare.
Viktima dyshohet se ka rënë nga ballkoni, i cili ka qenë pa mbrojtëse dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurës, njofton Policia e Kosovës, raporton arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 09.01.2023 rreth orës 08:35 është njoftuar se një person në fsh. Kopernicë dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj i cili ka qenë pa mbrojtëse duke pësuar lëndime vdekjeprurës. Vdekjen e viktimës tetëdhjetë e tre (83) vjeçare në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestarë”, thuhet në njoftim.
Njësitet policore relevante dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ,,Vdekje aksidentale’’ dhe trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për përfundim të ceremonive mortore./arbresh.info/
Njoftimi i plotë
Haradinaj: VV po pret përfundimin e mandatit të presidentes,...
Real Madridi është shumë afër nënshkrimit me yllin e Liverpo...
Vendim i ri: Legalizimi i folieve në vetura bëhet përmes A-T...
Nën patronatin e Kurtit, mbahet akademi për demonstratat e v...
Barcelona merr dritën e gjelbër për të nisur bisedimet me Ba...
Vendim për përfshirje: Hiqen tarifat e regjistrimit për komu...