Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi nuk e ka votuar Komisionin Hetimor për Energjinë, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Në sallë ishin 61 deputetë, por nga ta votuan veç tre, e të tre abstenuan.
Për këtë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se ishte rezultati më i çuditshëm ndonjëherë.
“Konstatojë se ky është rezultati më i çuditshëm që e kam marrë ndonjëherë. Nga 61 deputetë kanë votuar vetëm tre, të tre kanë abstenuar”, tha ai.
“Konstatoj se Kuvendi nuk ka pasur kuorum. Kjo seancë le të vazhdojë nesër në orën 10:00”, është shprehur Konjufca.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...