Një person është goditur për vdekje nga një kamion. Zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për arbresh.info se ngjarja ka ndodhur në Bogë të Rugovës, pasditën e sotme.
“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fsahtin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, tani me fatalitet më vonë. Një person është goditur nga një kamion, i cili ka pësuar lëndime trupore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është i cilësuar si “Aksident me fatalitet”, tha Gashi./arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje