Një person ka vdekur ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur pas plagëve të marr në një rast të gjuajtjes me armë në rrugën Klinë-Gjakovë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 20:43 në rrugën Klinë-Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për arbresh.info ka bërë të ditur se pas arritjes në emergjencën e Spitalit të Pejës, një nga të plagosurit ka ndërruar jetë.
“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi./arbresh.info/
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...