Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e vjehrrit të tij, 52 vjeçar Ali Kosova.
I dyshuari Edon Bujupi sipas policisë është arrestuar para pak minutash, raporton Arbresh.info.
Bujupi dyshohet se theri për vdekje babain e bashkëshortes së tij, të mërkurën rreth orës 21:30 pas një mosmarrëveshje.
Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësja e Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot nga njësiti i hetimeve të përgjithshme është siguruar prezenca e personit të dyshuar për vrasjen që ka ndodhë me datën 29.11.2023, në lagjen Emshir në Prishtinë. Ndaj të dyshuarit E.B. mashkull, po kryhen procedurat e nevojshme policore”, tha Ahmeti./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Vrasja e vjehrrit nga dhëndrri, policia jep detaje – Arbresh.info
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërt...
Oda Amerikane-Qeverisë: Përmirësimi i klimës për bizneset kë...
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme, sa të sigur...
KEDS paralajmëron konferencë më 1 prill për njehsorët elektr...
Osmani: Historia e Nënës Ferdonije simbol i dhimbjes dhe qën...