Policia e Rajonit të Pejës ka kërkuar ndihmë për arrestimin e Malë Sejfijaj. Ai po kërkohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.
Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të të kërkuarit, me qëllim arrestimin e tij.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.

Gjendje alarmante në Liqenin e Batllavës – mbulohet ng...
Macron kërkon rifillim të negociatave: Fola me Trumpin për h...
Mbappe: Të luash për Real Madridin, klubin më të mirë në bot...
Operacioni kundër narkotikëve në Komunën e Ferizajt, arresto...
Konjufca: Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë në nismat pë...
HRW: Sulmet e Izraelit ndaj depove të naftës në Iran mund të...