Zyrtari i PDK’së, Rexhep Hoti, ka reaguar për incidentin mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit, e ai shihet në videot që u publikuan sot në një portal.
Hoti, i cili kishte thënë se nuk ka parë asgjë cfarë ka ndodhur mes Dardan Molliqajt të PSD’së dhe Haki Abazit të Vetëvendosjes, ka shkruar në Facebook pasi u publikua video e rrahjes ku shihet edhe vetë ai.
Për Hotin ka reaguar edhe Vetëvendosja, e cila i ka kërkuar PDK’së të distancohet nga zyrtari i saj ‘pasi ka gënjyer publikisht’.
Shkrimi i plotë i Hotit:
Të dashur miq,
Pas publikimit të videos së përleshjes ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit, ndjej obligim moral për një sqarim të shkurtë.
Unë kam dhënë deklaratën time në lidhje me rastin në polici, andaj, as atëherë, as sot nuk dua të komentoj atë çka shkruajnë mediet apo ndonje subjekt politik, sepse kam kryer obligimin ligjor si dëshmitar.
Të gjitha mediat, subjektet politike apo kushdo qoftë mund të kërkojnë në polici të vërtetën e prononcimit tim në vend se të merren me spekulime.
En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferi...
Protesta e PD-së/ 11 polic të lënduar, 17 protestues të arre...
Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së
Alpinisti amerikan ngjitet pa litarë në ndërtesën më të lart...
Ukraina dhe Rusia bien dakord për raundin e dytë të bisedime...
Këputet vinçi gjatë punimeve, lëndohet një punëtor në Shkaba...