Ish- kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është rikthyer me një status në Facebook duke prekur temën e listave të veteranëve të luftës.
Mustafa ka shkruar se nuk bën që të ngatërrojmë adresat duke akuzuar kryeprokurorin dhe prokurorin sepse ata nuk i kanë fryer listat.
Postimi i plotë:
“Të dashur miq,
Shteti i Kosovës duhet të gjejë rrugë për tejkalimin e deformimeve me listat e veteranëve dhe përfitimet e pamerituara të një pjese të tyre. Këtë problem e kemi diskutuar disa herë me përfaqësuesit e FMN-së sa isha Kryeministër i vendit, dhe ishim në një rrugë të gjejmë zgjidhje nga ekspertiza dhe përvoja e tyre ndërkombëtare. Si i tillë, ekzagjerimi i listave dhe numrit të veteranëve nuk duhet të jetë vetëm çështje e prokurorisë dhe gjyqësisë, edhe pse këto organe duhet të vazhdojnë pa presione ta bëjnë punën e tyre.
Gjeneza, mendoj se, qëndron te lëshimi me prapavijë klienteliste apo edhe nga interesa të tjera e dëshmive nga përgjegjësit e zonave për njerëz që nuk kanë qenë pjesë aktive e luftës. Prandaj duhet të sillemi racionalist, të mos ngatërrojmë adresat, sepse as Kryeprokurori dhe as ish prokurori i lëndë nuk i kanë fryrë listat. Shfryrja e listave duhet të ndodhë nga ata që i kanë fryrë dhe me Ligj të veçantë. Ndërkaq, keqpërdoruesit duhet të përgjigjen” shkruan Isa Mustafa/arbresh.info/
Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin
Hamza uron Fitër Bajramin: Le të bashkohemi në frymën e soli...
Fitër Bajrami në Elbasan, mbi 10 mijë besimtarë dalin në she...
Fitër Bajrami, FFK uron festën: Simbol i sakrificës, solidar...
E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që v...
Pamjet nga Meka, miliona besimtarë festojnë Fitër Bajramin