Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka reaguar për ngjarjet e fundit në vend.
Ajo ka reaguar ndaj bastisjeve dhe burgosjeve të fundit të deputetëve të opozitës të nga Policia e Kosovës, duke thënë se marrëveshjet e arritura me Serbinë që duhet të kalojnë mbi këto arrestime e bastisje nuk janë legjitime.
Policia e Kosovës ka lëshuar fletw arrest dhe ndaj deputetes Haxhiu, ndërsa ajo nuk është arrestuar ende përkundër që banesa e saj është bastisur nga Policia.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Haxhiut:
Marrëveshjet që duhet të kalojnë mbi burgosjen e opozitës, bastisjen e deputetëve, arrestimet nëpër rrugë, nuk do të jenë asnjëherë legjitime. Mos guximin e tyre për ta kundërshtuar Serbinë, edhe kur ajo e bllokon shtetin tonë gjithandej, Isa e Thaçi po mundohen ta fshehin përmes agresivitetit qyqar ndaj opozitës.
“Zajednica” dhe demarkacioni tashmë kanë rënë. Nuk mund të jetë valid asnjë projekt kaq jopopullor që kërkon masa policore për realizimin e tij.
Ose do të detyrohen ta burgosin tërë opozitën, ose përndryshe “Zajednica” dhe demarkacioni nuk do të kalojnë. Normalisht, që e dyta do të ndodh.
Opozita nuk tërhiqet. Normaliteti nuk do të kthehet, pa hequr dorë Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi nga besnikëria ndaj Serbisë.
Raporti vjetor i NATO-s: Rusia, kërcënimi më i madh për sigu...
Kurti: Kosova po forcon demokracinë dhe mirëqenien, renditet...
Haxhiu: Krusha ende flet me dhimbje, drejtësia për krimet nu...
LDK nesër mban konferencë për media
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare