Komuna e Prishtinës ka njoftuar banorët se në kuadër të planit operativ të Drejtorisë së Shëndëtesisë dhe Mirëqenies Sociale, sot do të nisë zbatimi i projektit të deratizimit vjeshtor të rrjetit të kanalizimit si dhe deratizimi i bodrumeve dhe garazheve publike
Deratizimi (eliminimi i brejtësve), po ashtu ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve.
Gjatë deratizimit, punëtorët që punojnë do të jenë të pajisur me rroba pune.
I lusim të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues me kompanitë që janë të angazhuara për ta realizuar projektin e deratizimit, thuhet në njoftimin e Komunës.
Zvicra paralajmëron për toksinë cereulide në produktet për f...
Bedri Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut...
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja