Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli, ka bërë të ditur se janë proceduar paratë për prindërit të cilët kanë aplikuar për subvencionimin e fëmijëve të lindur në vitin 2020.
Meholli, ka bërë të ditur se deri më tani janë kryer 405 kërkesat e para, duke iu proceduar nga 120 euro në llogari, transmeton arbresh.info.
Ndërsa, ai shtoi se stafi i drejtorisë me përkushtim është duke punuar intenzivisht për procedimin edhe të mbi 300 kërkesave të tjera për fëmijët e posalindur.
Postimi:
Të dashur prindër të fëmijëve të Komunës së Vushtrrisë, që keni aplikuar për subvencionimin e fëmijëve të lindur në vitin 2020 në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, njoftoheni se Drejtoria ka proceduar me pagesat në vlerë prej 120 Euro për 405 kërkesat e para që keni aplikuara në Drejtori bazuar në vendimin e Kuvendit Komunal.
Po ashtu stafi i drejtorisë me një përkushtim të shkëlqyer është duke punuar intenzivisht për procedimin edhe të mbi 300 kërkesave të tjera për fëmijët e posalindur.
Luteni të shikoni në llogaritë bankare të cilat i keni dorëzuar në kërkesa për mjetet dhe për çdo problem eventual të paraqiteni tek zyrtaret e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale të Komunës së Vushtrrisë!
#Për_fëmijët_që_duam!
Me respekt
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...
Digjet vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, s’ka të lënd...
Prokuroria jep detaje për rastin ku një burrë në Deçan sulmo...
Hetuesit e IPK-së arrestojnë një të dyshuar për lëndim të rë...
A do të ndahet nga Miri?! Ja përgjigjja e bashkëshortes që d...