Portali arbresh.info më parë kishte raportuar se ende nuk kanë përfunduar listat e personelit shëndetësor, të cilët do të marrin pagën shtesë prej 300 euro për muajin korrik dhe gusht, për ekspozim të drejtpërdrejt rrezikut të infektimit gjatë punës me pacientë të prekur me Covid-19.
Mirëpo, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar ka njoftuar se listat tanimë kanë përfunduar dhe janë dërguar në Ministri të Shëndetësisë.
“Listat janë dërguar në Ministri të Shëndetësisë, ata i dorëzojnë në Ministri të Financave”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndryshe, kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Sindikata e Infermierëve të Kosovës i ka vendosur ultimatum Ministrisë së Shëndetësisë, SHSKUK-së dhe Ministrisë së Financave që t’i ekzekutojnë paratë deri të martën në ora 16:00./IndeksOnline/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...