Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (EUSR) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajcak, po qëndron në vizitë disaditore në Kosovë.
Lajçak gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me të cilin ka thënë se kanë diskutuar për çështjen e dialogut me Serbinë.
Lajçak ka thënë se e ka përgëzuar Kurtin për arritjen e marrëveshjes për energjinë.
“Shumë mirë që u ktheva në Kosovë! E nisa vizitën time duke u takuar me kryeministrin për të vazhduar diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Unë gjithashtu e përgëzova atë për arritjen e një marrëveshjeje për energjinë javën e kaluar”, ka shkruar Lajçak.
Gjatë vizitës në Kosovë, Lajçak do të takohet edhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.
Vizita e diplomatit evropian vjen në një kohë kur liberalizimi i vizave është injoruar në samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Samiti i Bashkimit Evropian, i cili u mbajt në Bruksel më 23 qershor, mblodhi liderë, jo vetëm evropianë. Ai i parapriu një takimi të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Kosova u kthye e zhgënjyer nga ky samit, ndonëse presidentja Osmani tha se ka marrë përkrahje përmes deklaratave edhe nga shtetet që deri më tani kishin qenë skeptike sa i përket liberalizimit të vizave./arbresh.info/
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit