I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të udhëtojë për në Kishinjev të Moldavisë, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, merr vesh jozyrtarisht Radio Evropa e Lirë.
Sipas burimeve, Lajçak do të qëndrojë edhe në Prishtinë e Beograd, në ditët në vazhdim.
Të hënën në Kishinjev mbahet samiti i dytë i Komunitetit Politik Evropian, i cili është lansuar në tetor të vitit 2022 në Pragë, me iniciativë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Në samit do të marrë pjesë edhe Vuçiqi, ndërsa Lajçaku do të shkojë atje vetëm për të biseduar me të për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, merr vesh REL-i.
SHBA/ Kush dhe çfarë fshihet në dosjet Epstein?
Kryeministri Rama ndan pamjet: Videokartolina e darkës së fu...
Digjet trafostacioni pranë fushës së futbollit në Klinë, rap...
2025-ta vit i njohjeve: Katër shtete njohën shtetësinë e Kos...
Kurti nga Vushtrria: Investimet dhe mirëqenia e qytetarëve p...
Sveçla njofton arrestimin e një të dyshuari për kidnapimin e...