Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova e meriton heqjen e regjimit të vizave.
Sipas Lajçakut, çështjen e vizave liderët e Kosovës ia përmendin sa herë që tanohen, porse duhet konsensus i 27 shteteve anëtare të BE-së për këtë.
“Çështja e vizave natyrisht është çështje që ngrihet sa herë që jemi këtu. Jam me ju në këtë. Besoj se Kosova meriton t’i jepet regjimi pa viza. Ka merituar para shumë kohëve. Komisioni Evropian ka thënë se Kosova ka plotësuar gjitha kushtet. Por, nuk është çështje dialogu, kërkon konsensus të 27 shteteve anëtare. Sa herë i informojë ministrat unë e ngrisë këtë çështje. Është e dhimbshme kjo çështje. Shpresoj që Kosova të marrë sa më shpejt liberalizimin e vizave”, ka thënë Lajçak në konferencë për media./arbresh.info/
Alex Honnold shkruan historinë/ Alpinisti arriti majën e ndë...
Shaqiri i pandalshëm, shënon në derbi ndaj Zurichit
IHMK i reagon Komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra t...
Gjenden municion dhe granata dore në veri, policia publikon ...
Arsenal – Man United, formacionet zyrtare
Nëna e Brikenës komenton historinë e bujshme me Mateon: Ne n...