I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur lidhur me kidnapimin e policëve kufitarë brenda territorit të Kosovës nga xhandarmeria serbe.
“Jemi duke pritur nga NATO që t’i mbledhë faktet. Kemi kërkuar prej të dyja palëve t’i prezantojmë faktet, sepse kemi dy storje kontradiktore”, tha Lajçak në një prononcim për “The Geopost” transmeton Arbresh.info.
Në pyetjen tjetër se a kanë informata se ku gjinden policët e Kosovës, emisari evropian the se “Jemi në kontakt me të dyja palët”.
Këtë deklaratë Lajçak e bëri në margjinat e Forumit të Prespës, i cili po mbahet në Struge me organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ku po marrin pjesë shumë përfaqësues nga Ballkani dhe Evropa.
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...
Hajdari: Qeveria ka ndërhyrë aty ku duhej, ulja e TVSH-së dh...
Afati për presidentin, Kurti: Jam në kontakt me Hamzën e Abd...
Prokuroria Speciale e demanton Faton Pecin: Kallëzimi i LDK-...