Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot do të presë në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Kryeziu ka njoftuar se Lajçak është duke qëndruar në Kosovë.
“Kryeministri Kurti nga ora 14:00 po zhvillon takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Lajçak që po qëndron në Kosovë. Pastaj vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare”,deklaroi ai.
Ndryshe kjo vizitë e Lajçak nuk është lajmëruar më parë, edhe pse i njëjti bashkë me dy emisarë të tjerë atë të Gjermanisë dhe Francës për dialogun Kosovë-Serbi, qëndruan ditë më parë në Kosovë dhe në Serbi.
“Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend. Sot ishte vetëm seanca e parë e sesionit të ri të Kuvendit. Gatishmëria për të debatuar në Kuvend nuk ka munguar e as nuk do të mungojë asnjëherë”,shtoi Kryeziu./arbresh.info/
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...