Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot presidenten e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljaric Egger.
Lajçak me Egger kanë diskutuar në lidhje me akordin e arritur në Ohër mes Kurtit e Vuçiqit me theks të veçantë për pikën që merret me personat e zhdukur me forcë në luftën e vitit 1998/99.
Kështu ka bërë të ditur vetë Lajçak, përmes një postimi në Twitter.
“Kënaqësi që takova presidenten e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljaric Egger, me rastin e pranimit të detyrës së saj të re në Bruksel. Diskutuam për perspektivat dhe sfidat për zgjidhjen e rasteve të mbetura të Personave të Zhdukur në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në postim, përcjell arbresh.info.
Në aneksin e publikuar nga BE-ja të shtunën, pas takimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, u bë e ditur se edhe çështja e personave të zhdukur ishte e përfshirë në të.
“Palët bien dakord të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si çështje urgjente”, thuhet në aneks.
Good to see @ICRCPresident Mirjana Spoljaric Egger in her new capacity in Brussels. We discussed prospects and challenges resolving the remaining Missing Persons cases in the Western Balkans. ?? fully supports @ICRC efforts and commitment. pic.twitter.com/XrGbXME1QW
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 21, 2023
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë