Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajkçak, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter, ka njoftuar se delegacionet kanë diskutuar për çështjen e targave. Pos saj, Lajçak gjithashtu pati edhe një porosi për Kosovën dhe Serbinë.
Lajçak ka njoftuar se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, po diskutojnë në Bruksel rreth çështjes së targave. Sipas tij, diskutimet sollën qartësi që potencialisht mund të sjellin rezultate.
Tutje, emisari i BE-së ua çoi një mesazh Kosovës dhe Serbisë që të punojnë në mënyrë që të arrihet rezultati final.
“Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë ardhur sot në Bruksel për takimin e katërt rreth çështjes së targave. Diskutimet sollën më shumë qartësi në lidhje me opsionet dhe rezultatet e mundshme. I inkurajoj palët të vazhdojnë të punojnë për opsionet në funksion të afrimit të afatit”, ka shkruar Lajçak në twitter./arbresh.info/

Kurti: Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndih...
Zjarr i madh në një ndërtesë në Tiranë
“Shqipëria do të bëhet”/ Rama citon Ismail Qemalin dhe Fan N...
Hamza: Drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale është ...
Vashat dardane fitojnë edhe ndaj Bullgarisë, vazhdojnë kryes...
FFK kërkon përshpejtimin e punimeve në “Adem Jashari”, alarm...