Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka treguar se çka është diskutuar në takimin me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.
Ai ka thënë se në takim është diskutuar lidhur me hapat konkret që duhen ndërrmarë në bisedimet Prishtinë-Beograd.
Po ashtu, Lajçak bëri të ditur se temë tjetër e diskutimit ishte edhe “Plani i Rritjes”.
“Fokusi i vizitës sime sot në Prishtinë dhe nesër në Beograd është të diskutojmë se çfarë hapash konkretë do të ndërrmarim në procesin e normalizimit, sigurisht kemi marrëveshje dhe duhet ta përshpejtojmë zbatimin e saj, dhe kjo ishte një nga kjo ishte një nga çështjet e para që diskutuam me zotëri Bislimin. Dhe çështja e dytë ka të bëjë më planin e rritjes që është një instrument i ri financiar i BE-së që po ofrohet me 6 miliardë euro investime, por për Kosovën dhe Serbinë ky disbursim i fondeve është u kushtëzuar me angazhimin konstruktiv në dialog dhe jam unë ai që do ta bëj vlerësimin për konstruktivitetin”, tha Lajçak para gazetarëve./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Lajçak: Gjithçka varet nga diskutimet e nesërme
Fillon intervistimi i komisionerëve për manipulimet me vota ...
Dita Botërore Kundër Kancerit
14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijev...
82 vjet nga Maskara e Tiranës
Osmani: Sa më shumë gra në tryezë, aq më shpejt vjen paqja
“Nata e tmerrit”/ Mitrovica përkujton 26-vjetorin e spastrim...