Disa përfaqësues të Bashkimit Europian dhe dy këshilltarët e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajcak janë në Kosovë për t’u takuar me përfaqësuesit institucional dhe politik të Kosovës.
Ardhja e tyre në Kosovë në këtë kohë besohet të jetë për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.
Ndonëse, prezenca e tyre në vend nuk është bërë publike, burime të portalit arbresh.info brenda qeverisë thonë se ata janë duke mbajtur takime me përfaqësuesit e institucioneve në vend.
Por zyrtarisht, një gjë të tillë nuk e konfirmon Qeveria e Kosovës.
E nga zyra e BE-së bëjnë të ditur se vazhdimisht ka takime mes përfaqësuese të BE-së dhe Kosovës duke mos mohuar prezencën e tyre në Kosovë.
Zoï Muletier zyrtar për shtyp për fqinjësi dhe zgjerim dhe për politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së në një përgjigje për arbresh.info nuk tregoj detaje të arsyes së ardhjes së tyre në Kosovë.
“Ndërveprimet me partnerët në rajon dhe në BE janë pjesë përbërëse e punës së përditshme të Përfaqësuesit Special dhe ekipit të tij dhe ne nuk ofrojmë detaje të drejtpërdrejta për ta”, tha ajo./arbresh.info/
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...