Qentë endacak edhe më tutje po vazhdojnë që të shëtisin lirshëm në hapësira të ndryshme dhe jo rrallë herë shohim edhe në vendet më të papërshtatshme.
Kësisoj, disa nga ta shpesh shihen edhe në rrugët e Prishtinës, konkretisht në lagjen “Arbëria”. Një lexues i Indeksonline ka dërguar fotografi në redaksi ku sot ka parë disa prej tyre teksa janë ‘strehuar’ në rrugë.
E, kjo padyshim paraqet shqetësim tek banorët, duke bërë kështu që të njëjtit të rrezikohen.
Kujtojmë, se Qeveria e Kosovës kishte ndarë për këtë çështje 1.3 milionë euro për kujdesin dhe trajtimin e tyre./Indeksonline/

Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...