Instituti për Mjekësi Ligjore (IML) ka njoftuar se Laboratori i Toksikologjisë aktualisht është jashtë funksionit për shkak të renovimit të plotë të hapësirave të brendshme të objektit.
Sipas njoftimit, renovimi pritet të përfundojë në muajin shtator, pas së cilës do të kryhet servisimi dhe kalibrimi i aparaturës laboratorike për të siguruar analizim të mostrave sipas standardeve të kërkuara.
IML thekson se për shkak të natyrës së ndjeshme të pajisjeve dhe kompleksitetit teknik të sistemit të gazrave, zhvendosja e tyre në një hapësirë tjetër ka qenë e pamundur gjatë kësaj periudhe.
Tutje, ata thonë se me urdhër të prokurorëve përkatës, një numër mostrash janë dërguar dhe do të vazhdojnë të dërgohen për analizë toksikologjike në vende të rajonit dhe të Evropës.
“Duke marrë parasysh natyrën jashtëzakonisht të ndjeshme të pajisjeve, si dhe kompleksitetin teknik të sistemit të gazrave i cili përdoret në këtë laborator, zhvendosja e tyre në një hapësirë tjetër gjatë kësaj periudhe ka qenë e pamundur. Gjithsesi, gjatë kësaj periudhe kohore të mosfunksionimit të laboratorit, me urdhëresë të prokurorëve përkatës, një numër i caktuar i mostrave janë dërguar dhe do të dërgohen për analizim toksikologjik në vendet e rajonit dhe Evropës./Arbresh.info
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend