Deputeti nga radhët e AKR’së, Labinot Tahiri, i ka shkuar përsëri në zyre kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Këtë herë deputeti Tahiri nuk ka ardhur që të kushtëzoj Haradinajn me ndonjë post ministror sikurse herën e kaluar, ai tani këtë takim po e shfrytëzon për asfalltimin e rrugës në fshatin Tërn të Ferizajit, pasi aty punimet kanë ngecur tash e sa muaj.
Labi ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj që të finalizohet projekti i kësaj rruge në Ferizaj.
“Me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahirin, diskutuam për zhvillimet aktuale në vend, veçmas për ngecjet e punimeve në rrugën e fshtatit Tërn në Ferizaj. Së bashku edhe me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, u dakorduam që të dinamizohen punët që ky projekt të përfundojë në afat optimal”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, përcjell Gazeta e Re.
Kujtojmë se deputeti Labinot Tahiri pas presionit të vazhdueshëm ndaj Qeverisë Haradinaj se edhe Ferizaji duhet të ketë një ministër, kishte emëruar si ministër të Punëve të Brendshëm, Ekrem Mustafën muaj më parë pas shkarkimit të Bejtush Gashit nga detyra e tij.
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...
Zhduken dy vajza në Novobërdë
Starmer i ben thirrje Andrew-t te deshmoje ne SHBA per lidhj...
Tre persona përfunduan në QKUK – çka thuhet në raportin e po...