Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa ka publikuar vendimet për ankesat që janë paraqitur nga partitë politike, duke refuzuar kështu ankesën e LDK-së për Prishtinën dhe atë të PDK-së në Prizren.
Ja komunikata e plotë e PZAP-it:
Ju informojmë se PZAP-i ka shqyrtuar dhe vendosur të gjitha apelet e paraqitura kundër vendimit të KQZ-se për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve komunale te 22 tetorit 2017 për Raundin e Dytë për Kryetar te Komunave të mbajtura me 19.11.2017.
PZAP-it lidhur me apelet e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur si ne vijim:
a) Apeli për komunën e Prishtinës një pjese e apelit është hedhur si e palejueshme dhe një pjese e apelit është refuzuar si i pa bazuar,
b) Apeli për komunën e Dragashit është refuzuar si i pa bazuar,
c) Apeli për komunën e Kamenicës është hedhur si i pasafatshëm .
PZAP-it lidhur me apelet e paraqitura nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur si në vijim:
a) Apeli për komunën e Prizrenit është hedhur si i palejuar,
b) Apeli për komunën e Rahovecit një pjesë e apelit është hedhur si e palejueshme dhe një pjese e apelit është refuzuar si i pa bazuar,
d) Apeli për komunën e Klinës është hedhur si i palejuar.
Apeli i paraqitur nga kandidati i pavarur për kryetar te komunës së Shtimes është hedhur si i palejuar.
Kundër këtyre vendimeve është e lejuar ankesa brenda njëzetekatër (24) orëve nga momenti i pranimit të vendimit nga pala ne Gjykatën Supreme të Kosovës. Gjykata Supreme duhet te vendos lidhur me ankesat brenda 72 orëve./arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë