Gazeta inFokus ka raportuar të enjten se Policia ka bastisur spitalin privat, Bahceci nën dyshimet për transplantim të kundërligjshëm të organeve.
Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Arrestimet ka ndodhur në spitalin “Bahceci”, në dalje të kryeqytetit.
Siç merr vesh Gazeta inFokus, bastisja e kësaj klinike private u bë nën dyshimin e shitblerjes së materialit gjenetik dhe shfrytëzimin e qelizave të huaja seksuale të çifteve për t’i bërë prindër të tjerë çifte prindër.
Të katër të arrestuarit janë punonjës të spitalit, përfshirë edhe mjekë.
Rastin e ka konfirmuar policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Katër punonjësit e spitalit privat “Bahceci” po dyshohet se kanë kryer veprat penale “transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore” në bashkëkryerje.
“Ky operacion policor i përbashkët është realizuar me institucionet tjera si: inspektorët shëndetësorë nga Ministria e Shëndetësisë dhe pas këtyre veprimeve hetimore janë arrestuar të dyshuarit, prej tyre dy (2) meshkuj dhe dy (2) femra”, njofton Policia.
Në mesin e të arrestuarve ka edhe mjekë të spitalit “Bahceci”.
Policia ka njoftuar se “Gjatë këtij operacioni policor si prova materiale nga inspektorati shëndetësor janë sekuestruar: kopje të dosjeve mjekësore, libra-fletore me shënime dhe dokumente tjera të ndryshme”.
Tre të dyshuarve me urdhër të prokurorit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt, ka njoftuar Policia.
Këto janë të gjitha vendimet që u morën nga Qeveria e re
Zyrtari gjerman viziton Kosovën, uron konstituimin e Kuvendi...
Dënohen me nga 15 vjet burg në Zvicër tre shqiptarët që u pë...
Policia kanadeze zbulon identitetin e sulmuesit pas tragjedi...
“Rexhep Selimi nuk synoi pushtet, por çlirimin e popullit”
Hargreaves ka uruar Qeverinë e re të Kosovës