Ky është rezultati për Prishtinën sipas DnV

22:19 | 22 Tetor 2017
M. A.

Shpend Ahmetit e Arban Abrashit duket se do t’u duhet edhe një përballje tjetër vendimtare për ta kuptuar se cili prej tyre do të jetë në krye të Prishtinës për katër vitet e ardhshme.

Rezultatet preliminare të publikuara nga “Demokracia në Veprim” e vendosin kryeqytetin në listën e gjatë të komunave që do të shkojnë në balotazh.

Me rreth 88 përqind të votave të numëruara, Shpend Ahmeti del se ka fituar 44.46 përqind të votave i pasuar nga Arban Abrashi i LDK-së me 35.54 përqind.

Kandidati i AKR-së, Selim Pacolli, ka dalë i treti me 10.12 përqind para Lirak Çelajt të PDK-së që mori 5.76 përqind. Arbër Vllahiu i AAK-së ka marrë 3.4 përqind./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme