Ky është reagimi i Kamishit për murin tek Ura e Ibrit (Foto)

19:24 | 8 Dhjetor 2016
M. A.

Ura e Ibrit tani edhe zyrtarisht është betonuar nga serbët e veriut të Mitrovicës. Aty është ndërtuar një mur i lartë dy metra e gjysmë i cili është kundër planit për rivitalizimin e urës të dakorduar në Bruksel.

Lidhur me ndërtimin e këtij muri ka reaguar deputeti i PDK-së që vjen nga qyteti i Mitrovicës, Bekim Haxhiu. Në një prononcim për “Indeksonline”, ai thotë se muri është ndërtim ilegal dhe një mentalitet i së kaluarës dhe si i tillë, sipas tij, shteti duhet të veprojë dhe ta rrënojë.

“Çdo gjë që është jashtë planit urbanistik duhet të rrënohet. Por gjithsesi duhet të bëhet e qartë se ky mentalitetit i ndërtimit të urave para syve të Bashkimit Evropian është i papranueshëm për çdo qytetar.

Megjithatë, ‘Kamishi’ ka thënë se delegacioni kosovar dhe kryetari Agim Bahtiri duhet ta sqarojnë këtë rast.

“Do të ishte mirë që për çdo çështje të interes të qytetarëve që udhëheqja e delegacionit dhe Agim Bahtiri që ka marrë pjesë në hartimin e urës ta bëj publik. Ata duhet t’ia dëshmojnë qytetarëve se ai mur nuk është pjesë e atij projekti”, është shprehur ai”, është shprehur ai.

Muri ura e ibrit mitrovice

Shpërndaje në rrjete sociale