Ky është raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës

11:11 | 31 Gusht 2021
Arbresh.info

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur raportin gjatë 24 orëve të fundit, për ngjarjet dhe veprat të ndryshme nga vendi.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale Prishtinë

INCIDENTET KRIMINALE

HETIM I VDEKJES

Prishtinë, 30.08.2021 – 11:28. Një mashkull kosovar  ka vdekur pasi është rrëzuar derisa ishte duke ecur në rrugë së bashku me kolegun e tij ankuesin kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion.

DHUNË FAMILJARE

Podujevë 30.08.2021 – 09:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti e ka kanosur nënën e tij. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 30.08.2021 – 21:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare për arsye se e njëjta në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht nënën dhe familjarët e saj. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë, 30.08.2021 – 18:33. Është arrestuar e dyshuara kosovare për arsye se e njëjta kishte refuzuar urdhrat e zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës me ç’rast e kishte sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore në duar dhe qafë si dhe i kishte dëmtuar uniformën. E dyshuara pas intervistimit e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan, 30.08.2021 – 18:10. Është arretuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti ka tentuar të ikte nga zyrtarët policorë derisa po legjitimohej. Njësia policore ka arritur ta ndalojë të dyshuarin dhe gjatë kontrollit atij i është gjetur një thikë dhe një boks hekuri. Gjatë arrestimit një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore në gjunjë dhe i njëjti ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Raport shtesë:

RRËMBIM /FAJDE/POSEDIM I NARKOTIKËVE

Lagjja Pejton, Prishtinë, 29.08.2021 – 00:00-15:00. Lidhur me rastin më datën 30.08.2021 është arretuar një mashkull kosovar si dhe me urdhër të prokurorit është bërë kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit, ku dyshohet se është mbajtur i rrëmbyer viktima mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 12 580 €euro para të gatshme që janë sekuestruar. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA- NGJARJET:

MJET I DYSHUAR SHPËRTHYES

Fsh. Arllat, Gllogoc, 30.08.2021 – 15:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar se në parcelën e tij ka hasur në një mjet të dyshimtë. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së që e kanë shpërthyer mjetin (kasetë bombë) në mënyrë të kontrolluar dhe pa ndonjë incident.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Rr. Hashim Hajdini, Fushë Kosovë 30.08.2021-17:10. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore është arrestuar i dyshuari kosovar është dërguar në vuajtje të dënimit.

Prishtinë 30.08.2021-19:40. Bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.

Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 31.08.2021-00:40. Bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale Gjilan

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

Drejtoria Rajonale Ferizaj

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

Drejtoria Rajonale Prizren

INCIDENTET KRIMINALE

FALSIFIKIM I PARASË

Prizren, 23.08.2021 – 22:44. Më 30.08.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga një person i panjohur në bankomat kishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor ka sekuestruar monedhën në fjalë për procedura hetimore.

KANOSJE

Fsh. Gelancë, Suharekë 30.08.2021 – 17:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se përmes telefonit është kanosur nga një i dyshuar shtetas i Shqipërisë. Viktima deklaron se nuk e di motivin e kanosjes. Rasti në hetime.

Prizren, 30.08.2021 – 21:24. Njësia policore gjatë inspektimit të lokaleve së bashku me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës kanë vërejtur se një klub nate ishte duke punuar në kundërshtim me vendimet qeverisë. Gjatë shqiptimit të gjobës personi i dyshuar- pronari i lokalit në shenjë pakënaqësie kishte kanosur një zyrtar policor. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Xhevat Berisha, Prizren, 30.08.2021 – 11:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar derisa ishte në vendin e punës është sulmuar fizikisht nga e dyshuara kosovare,  që sipas mjekëve kishte probleme psikike. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

Drejtoria Rajonale Pejë

INCIDENTET KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Ilir Merturi, Klinë, 30.08.2021 – 20:30. Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se kishte shtënë me revole dy herë në ajër gjatë një ahengu familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe katër fishekë si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

Drejtoria Rajonale Gjakovë

INCIDENTET KRIMINALE

MARRJE ME PROSTITUCION

Gjakovë , 10.03.2021. Sot më 30.08.2021 janë arrestuar një mashkull dhe një femë  kosovarë pasi të njëjtit ishin të dyshuar për marrje me prostitucion. Pas intervistimit në konsultim me Gjykatën të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Raport shtesë

PERSON I ZHDUKUR – I GJETUR/DHUNIM

Gjakovë 26.08.2021 – 00:05. Më 31.08.2021 është paraqitur në stacion viktima femër kosovare që ishte raportuar e zhdukur dhe e njëjta ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime.

RASTET TJERA – NGJARJET:

PERSON I ZHDUKUR

Rr. Ali Ibra, Gjakovë 30.08.2021 – 14:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga shtëpia është larguar vajza e tij e mitur femër kosovare dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetim nga  Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug

INCIDENTET KRIMINALE

FALSIFIKIM I PARASË

Vushtrri, 30.08.2021 – 22:10. Ankuesi kosovar puntor i një kafiterie ka raportuar se nga një i dyshuar kosovar për pagesë  ka pranuar një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Me urdhër të prokurorit njësiti policor ka sekuestruar kartëmonedhën për procedura hetimore. Nuk raportohet për të arrestuar.

RASTET TJERA – NGJARJET :

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Rr. Skënderbeu, Vushtrri, 30.08.2021 – 09:00. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës është arrestuar një mashkull kosovar i cili është dërguar para gjyqtarit të procedurës paraprake i cili në seancë të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dhe është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Rr. Hamit Hyseni, Vushtrri 30.08.2021 – 18:00. Bazuar në urdhëresat e lëshuara nga Gjykata është arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri

INCIDENTET KRIMINALE

SULM

Rr. Oslobogjenje, Mitrovicë Veri, 30.08.2021 – 11:55. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuara femër kosovare fillimisht e ka fyer e me pas edhe e ka sulmuar. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE

INCIDENTET KRIMINALE

TRANSPORT ILEGAL I DRUVE

Glloboqicë, Dragash, 30.08.2021 – 19:00. Gjatë patrullimit njësia policore ka ndaluar një kamion që drejtohej nga i dyshuari kosovar në të cilin kishte të ngarkuara 14.30 m³ dru për të cilat nuk kishte dokumentacion mbi prejardhje e as për transportin e druve. Lidhur me rastin është njoftuar Agjensioni Pyjor i Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dha kanë proceduar me rastin. Kamioni së bashku me drutë është janë sekuestruar nga APK. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

TREGËTI E NDALUAR

Fsh. Koretin, Kamenicë, 30.08.2021 – 20:20.  Policia gjatë patrullimit ka ndaluar një kombi që drejtohej nga i dyshuari kosovar në të cilin kishte të ngarkuara perime pa dokumentacion përcjellës. Në konsultim me prokurorin kombi së bashku me ngarkesën është sekuestruar nga dogana, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT

ANP Adem Jashari, 30.08.2021 – 12:20. Është arretuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur disa dokumente udhëtimit të një  shteti tjetër  që dyshohet të jenë të falsifikuara. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë me rëndësi për të raportuar.

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME:

Aksident trafiku me fatalitet /

Aksident trafiku  me të lënduar 17

Aksident trafiku  me dëme materiale 40

Tiketa trafiku të shqiptuara 1230

Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 2479

Persona të arrestuar 17

Persona në mbajtje 8

Persona në ndalim policor /

Persona në vuajtje të dënimit 5 /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale